Kronika 10 January 2026, 14:25 Nga VNA

Zjarri në tregun te “5 Maji”/ Policia reagon pas dy ditësh: Shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike

Ndaje në Whatsapp

Zjarri në tregun te “5 Maji”/ Policia reagon pas dy

Policia e Tiranës ka reaguar pas dy ditësh për zjarrin që shkrumboi dhjetëra biznese në tregun e “5 Majit” në Tiranë, mbrëmjen e 8 janarit.

Sipas policisë, shkak për zjarrin në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale.

“Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme”, njofton policia.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme