Kronika 24 April 2026, 09:57 Nga VNA

Zjarri në pallatin e “Arlis Ndërtim”, pyeten pesë të mitur dhe vijojnë hetimet për shkaqet

Ndaje në Whatsapp
Zjarri në pallatin e “Arlis Ndërtim”, pyeten pesë

Lidhur me pallatin e “Arlis Ndërtim” të biznesmenit Armand Lilo, që u shkrumbua pak ditë më parë nga zjarri, në Tiranë u pyetën pesë fëmijë, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke hedhur mbeturina në një karrocë që konsiderohet si vatra nga ku shpërthyen flakët.

Sipas prokurorisë, të miturit janë banorë të kompleksit dhe pyetja e tyre është kryer në prani të psikologëve dhe prindërve.

Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se prokurori i çështjes ka urdhëruar policinë që të kryejë veprime të tjera në vendngjarje, si dhe pyetjen e disa shtetasve të tjerë.

Pas ngjarjes, policia arrestoi katër shtetasit Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna. Ata dyshohen se kanë shkelur rregullat për mbrojtjen nga zjarri. Më pas, ata u liruan nën masën e detyrimit për paraqitje.

Prokuroria pret përfundimin e akt-ekspertizës për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit, pasi pavarësisht pamjeve filmike për zjarrin në disa kuti të një marketi, vatra nuk është ende e qartë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme