Kronika 12 August 2025, 19:09 Nga VNA

Zjarri në Lekël të Tepelenës shkrumbon pyje, të mbjella dhe një kishë monument kulture

Ndaje në Whatsapp
Zjarri në Lekël të Tepelenës shkrumbon pyje, të mbjella

Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e së martës në fshatin Lekël të Tepelenës, duke përfshirë me flakë një sipërfaqe të madhe me pyje dhe toka të mbjella nga banorët e zonës.

Zjarri ka shkaktuar dëme të rënda, duke shkrumbuar edhe kishën ortodokse “Shën Ilia”, e cila është shpallur monument kulture i kategorisë II. Kjo kishë historike u ndërtua rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja, ish-sekretari i Ali Pashë Tepelenës.

Sipas raportimeve paraprake, flakët kanë përfshirë gjithashtu disa banesa, tre stane dhe kanë shkaktuar humbjen e tre viçave. Situata është përkeqësuar edhe më tej, pasi dy bomba të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore kanë shpërthyer si pasojë e temperaturave të larta dhe kontaktit me zjarrin.

Pamjet nga terreni tregojnë një situatë alarmante, ndërsa banorët i bëjnë thirrje autoriteteve për ndihmë të menjëhershme dhe shtimin e forcave zjarrfikëse në zonë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme