Kronika 22 April 2026, 14:52 Nga VNA

Zjarri në landfillin e Bushatit aktiv prej ditësh, banorët: Nuk marrim dot frymë

Ndaje në Whatsapp

Zjarri në landfillin e Bushatit aktiv prej ditësh, banorët: Nuk

Zjarri në landfillin e Bushatit vijon të jetë aktiv prej disa ditësh, ndërsa situata në terren mbetet e vështirë për shkak të riaktivizimit të vatrave dhe kushteve atmosferike.

Edhe këtë të martë, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme nga forcat zjarrfikëse. Flakët janë riaktivizuar herë pas here, të ndihmuara edhe nga era, duke e bërë më të vështirë izolimin e plotë të tyre.

Tymi i dendur dhe ndotja e ajrit kanë krijuar një situatë të rënduar për banorët e zonës, të cilët raportojnë vështirësi në jetesë dhe shqetësime shëndetësore. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për neutralizimin e vatrave dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Banorët shprehen të shqetësuar për gjendjen e krijuar. Një prej tyre, e prekur nga astma, deklaron se ndotja ka ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e saj dhe familjes.

“Nuk marrim dot frymë, jam me astmë. Fëmijët më janë larguar nga zona. Na vjen uji i ndotur dhe gjithçka është mbuluar nga pluhuri. Këtu nuk jetohet më,” tha ajo.

Një tjetër banor thekson se situata është shumë e rëndë dhe se komuniteti po përballet me vështirësi serioze për shkak të tymit dhe mbetjeve që digjen.

“Nuk marrim dot frymë, jemi shumë keq. Nuk dimë ku të ankohemi. Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Po na shkaktohen probleme shëndetësore,” u shpreh ai.

Autoritetet vijojnë ndërhyrjet në zonë, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje urgjente për situatën e krijuar.

Lexo gjithashtu

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme