Kronika 1 August 2025, 19:35 Nga VNA

Zjarret përfshijnë Malësinë e Madhe, digjet edhe një mjet zjarrfikës

Ndaje në Whatsapp
Zjarret përfshijnë Malësinë e Madhe, digjet edhe një

Një situatë shqetësuese është shënuar pasditen e sotme në Malësi të Madhe, ku disa vatra zjarri shpërthyen brenda pak minutash në zonat e Rrëzës, Veshtit, Delajt dhe në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat.

Sipas burimeve nga terreni, gjatë përpjekjeve për të vënë flakët nën kontroll, një mjet zjarrfikës është përfshirë nga zjarri dhe është djegur plotësisht. Pavarësisht kushteve të vështira, të ndikuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, zjarrfikësit arritën të lokalizojnë dhe të izolojnë vatrat.

Në operacionin e ndërhyrjes u angazhuan disa mjete dhe forca zjarrfikëse, me përqendrimin më të madh në fshatin Jeran, ku flakët kërcënuan si sipërfaqe të mëdha me bimësi, ashtu edhe banesat përreth.

Aktualisht, zjarri është shuar dhe situata është nën kontroll.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme