Kronika 6 August 2025, 19:08 Nga VNA

Zjarret në Çerkovicë dhe Dhivër, banorët evakuohen përkohësisht

Ndaje në Whatsapp
Zjarret në Çerkovicë dhe Dhivër, banorët evakuohen

Zjarret që kanë përfshirë zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në Bashkinë Finiq vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat shtetërore po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacion janë përfshirë ekipet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, si dhe ndërhyrja nga ajri.

Ekipet zjarrfikëse po punojnë për të ndaluar përhapjen e zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve. Gjithashtu, është bërë i mundur evakuimi i përkohshëm i disa banorëve që ndodheshin brenda perimetrit të rrezikut.

Zjarri në Bashkinë Finiq është një nga disa vatrat aktive në vend, ndërsa temperaturat e larta dhe erërat e forta po e vështirësojnë ndërhyrjen në terren, duke rritur rrezikun për përhapje të mëtejshme.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme