Kronika 13 August 2025, 20:52 Nga VNA

Zjarret/ Bilanci i parë i dëmeve në bagëti. Digjen mbi 500 koshere bletësh, viça dhe krerë të imëta

Ndaje në Whatsapp
Zjarret/ Bilanci i parë i dëmeve në bagëti. Digjen mbi 500

 

Zjarret që kanë përfshirë ditët e fundit disa bashki të jugut dhe qendrës së vendit kanë shkaktuar dëme të mëdha në sektorin blegtoral dhe bletari, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka nisur monitorimin intensiv të situatës në terren.

Grupet e punës të AKVMB janë vendosur në zonat më të prekura, ku kanë nisur evidentimin e dëmeve dhe ofrimin e ndihmës së parë për fermerët.

Situata sipas zonave

Fshatrat Tremul dhe Aliko (Njësia Administrative Aliko, Bashkia Finiq): Janë raportuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por fatmirësisht pa humbje në bagëti. Fermerët janë këshilluar për masat mbrojtëse në rast rreziku.

Njësia Administrative Dhivër (Finiq): Zjarret kanë dëmtuar kullotat dhe ullishtet, duke rrezikuar furnizimin me ushqim për bagëtitë. Fermat janë evakuuar në zona të sigurta.

Fshati Sirakat (Njësia Mesopotam): Është djegur një stallë, ku kanë ngordhur 4 viça. Po ashtu, janë djegur dy parqe bletësh me gjithsej 197 zgjoje (140 + 57).

Bashkia Delvinë: Situata konsiderohet e rënduar. Paraprakisht dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash, si dhe 9 parqe bletësh me mbi 500 koshere. Monitorimi vijon.

Fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas: Janë raportuar 9 krerë gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje bletësh të djegura. Grupet janë në terren për evidentim të mëtejshëm dhe groposjen e kafshëve të ngordhura sipas protokolleve veterinare. Deri më tani janë groposur 39 krerë gjedh dhe të imta.

 

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme