Kronika 26 August 2025, 21:54 Nga VNA

Zjarr në një bllok pallatesh në Lushnjë, disa banorë dërgohen në spital për shkak të tymit

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në një bllok pallatesh në Lushnjë, disa banorë

Një zjarr ka shkaktuar panik në një bllok pallatesh pranë Bulevardit të Palmave në Lushnjë, pas një shpërthimi të një paneli elektrik. Flakët, të cilat përfshinë kabllot elektrike dhe materiale plastike, prodhuan tym të dendur, duke e vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës dhe të forcave të policisë.

Disa banorë që u ekspozuan ndaj tymit të dendur janë transportuar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore, por fatmirësisht nuk raportohet për humbje jete.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe ka sjellë ndërprerje të menjëhershme të energjisë elektrike në të gjithë godinën, përfshirë edhe ashensorët. Ekipet e emergjencës u angazhuan menjëherë për evakuimin dhe shpëtimin e banorëve që ndodheshin ende në apartamente.

Pavarësisht situatës së vështirë, zjarri u vu nën kontroll në një kohë relativisht të shkurtër. 

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme