Kronika 7 August 2025, 18:51 Nga VNA

Zjarr i madh përfshin fushën e mbetjeve në Vlorë, alarm për banorët dhe mjedisin

Ndaje në Whatsapp
Zjarr i madh përfshin fushën e mbetjeve në Vlorë, alarm

Një vatër zjarri e fuqishme ka përfshirë përsëri fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, duke shkaktuar panik dhe shqetësim të madh tek banorët dhe duke rrezikuar ambientin përreth. Në zonën e njohur për depozitimin e mbetjeve, tymi i dendë dhe flakët e mëdha janë rikthyer me intensitet, duke vënë në lëvizje emergjencat lokale.

Zjarrfikësit dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të vendosin nën kontroll situatën, ndërsa një eskavator i përdorur për përpunimin e mbetjeve është djegur plotësisht. Ende nuk ka informacion zyrtar për shkakun e zjarrit, por kjo ngjarje vjen për të ngjallur sërish shqetësime mbi menaxhimin dhe masat parandaluese ndaj mbetjeve në këtë zonë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të parandaluar përsëritjen e këtyre zjarreve dhe për të mbrojtur shëndetin publik dhe mjedisin.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme