Kronika 21 August 2025, 22:23 Nga VNA

Zjarr i madh në Dukat, flakët vetëm 50 metra larg banesave

Ndaje në Whatsapp
Zjarr i madh në Dukat, flakët vetëm 50 metra larg banesave

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese, duke krijuar një situatë tepër alarmante. Flakët po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar seriozisht banesat përreth.

Në vendngjarje, deri para pak minutash, ndodhej vetëm një patrullë policie dhe kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që forcat zjarrfikëse ende nuk kishin mbërritur. Autoritetet u bëjnë thirrje strukturave përkatëse për ndërhyrje urgjente, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është shënuar në një kodër pranë fshatit Drashovicë, në Bashkinë Selenicë. Terreni i thyer dhe era e fortë po e bëjnë të vështirë kontrollin e flakëve, duke favorizuar përhapjen e tyre në zona të tjera.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme