Kronika 10 August 2025, 13:25 Nga VNA

Zjarr i madh në Buduk të Gjirokastërs, digjen pemë frutore dhe magazina

Ndaje në Whatsapp
Zjarr i madh në Buduk të Gjirokastërs, digjen pemë frutore

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Budukut në Gjirokastër, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme bimësie dhe 20 pemë frutore. Flakët u përhapën drejt pompës së ujit të pijshëm që furnizon qytetin dhe tokave bujqësore përreth, por falë ndërhyrjes së shpejtë u izoluan, duke shmangur dëme më të mëdha në infrastrukturë dhe zona të tjera.

Zjarri përfshiu rreth 3,000 metra katrorë, ku u dëmtua edhe një magazinë 50 m² me materiale bujqësore dhe një automjet Opel Kabriole (2005, targa AA841VF). Afër magazinës ndodhej edhe një Benz 2400 (1984, pa targa).

Falë veprimit të menjëhershëm të forcave zjarrfikëse dhe trupave të ushtrisë, flakët u vunë nën kontroll dhe situata aktualisht është stabile. Ekipet në terren vazhdojnë punën për shuarjen e vatrave të mbetura, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme