Kronika 29 March 2026, 11:19 Nga VNA

Zhvendosja sekrete e mbetjeve toksike: 102 kontejnerë të Kurum largohen nga Porto Romano nën masa të rrepta sigurie

Ndaje në Whatsapp
Zhvendosja sekrete e mbetjeve toksike: 102 kontejnerë të Kurum

102 kontejnerët me mbetje toksike të kompanisë Kurum po zhvendosen nga Porto Romano në një vendndodhje tjetër. Zhvendosja po kryhet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pasi vendi ku ishin lënë në ruajtje është pjesë e projektit të Portit të Ri Tregtar të Porto Romanos, i cili aktualisht mbetet vetëm në letër.

Procesi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqesin mbetjet.

Kontejnerët u nisën fillimisht drejt Tajlandës, por u kthyen pas pasi Rrjeti i Bazelit ngriti alarmin se mbetjet ishin toksike. Pas hetimeve të Prokurorisë së Durrësit, janë firmosur 35 masa sigurie.

Në kërkim janë shpallur zyrtarë të kompanisë Kurum, si dhe përfaqësues të kompanisë Sokolaj: Gjovana dhe Don Sokolaj, si dhe Oliziana Pemati.

Kontrabanda e mbetjeve konsiderohet një nga skandalet më të mëdha mjedisore të zbuluara deri më sot në vend.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme