Kronika 25 December 2025, 08:52 Nga VNA

Zhdukja e verës milionëshe të sekuestruar nga SPAK: Eno Agasi në kërkim, institucionet në heshtje

Ndaje në Whatsapp

Zhdukja e verës milionëshe të sekuestruar nga SPAK: Eno Agasi

Personi në foto është Eno Agasi . Sipas Policisë së Shtetit, Eno Agasi është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e një sasie të konsiderueshme vere, të sekuestruar nga SPAK gjatë kontrolleve në një nga zyrat e Ergys Agasit. Bëhet fjalë për shishe vere me vlerë që, sipas burimeve hetimore, kap shifra deri në disa milionë euro.

Vera, e cila ishte konfiskuar zyrtarisht në kuadër të hetimeve të SPAK, rezulton se është zhdukur ndërkohë që ndodhej nën sekuestro. Së bashku me të, sipas informacioneve, është zhdukur edhe një nga serverat e sekuestruar në të njëjtën zyrë, duke ngritur dyshime serioze mbi sigurinë e provave dhe zinxhirin e përgjegjësisë institucionale.

Burime pranë çështjes bëjnë me dije se bëhet fjalë për një sasi vere pa pullë fiskale, me vlerë të jashtëzakonshme për realitetin shqiptar. Megjithatë, pavarësisht rëndësisë së çështjes dhe dyshimeve për shkelje të rënda, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga prokurori që mbante përgjegjësinë për këtë dosje, Bledar Vatnikaj.

Në të njëjtën linjë heshtjeje ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, institucion që ka përgjegjësi direkte për mallrat pa pullë dhe qarkullimin e tyre. Asnjë sqarim, asnjë njoftim dhe asnjë transparencë mbi fatin e një pasurie të sekuestruar që, sipas burimeve, kap vlera të paimagjinueshme për një vend si Shqipëria.

Ndërkohë, autoritetet përgjegjëse vijojnë të heshtin, ndërsa Eno Agasi është shpallur zyrtarisht në kërkim. Rasti ngre pikëpyetje serioze jo vetëm mbi zhdukjen e provave materiale, por edhe mbi funksionimin e mekanizmave të ruajtjes së sekuestrimeve dhe përgjegjësinë institucionale në çështje të ndjeshme që lidhen me pasuri me vlerë shumë të lartë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme