Kronika 11 April 2026, 16:09 Nga VNA

Zbulohen armë dhe municione në Picallë, një person në pranga dhe një në kërkim

Ndaje në Whatsapp

Zbulohen armë dhe municione në Picallë, një person në

Policia e Tiranës ka zhvilluar operacionin e koduar “Picalla”, gjatë të cilit është zbuluar një bazë e dyshuar armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.

Gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Picallë, janë sekuestruar 9 armë zjarri (5 automatikë, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), një armë gjahu, një silenciator, municione luftarake, si dhe uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë.

Në total, janë gjetur rreth 900 fishekë, si dhe materiale shpërthyese, përfshirë fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Në lidhje me rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja Mejte Hoxha, 66 vjeçe, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Oltjan Qershori, 41 vjeç, i dyshuar si posedues i bazës.

Sipas të dhënave zyrtare, ambienti dyshohet se përdorej për furnizimin e grupeve kriminale me armë dhe municione. Materialet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertimit në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Hetimet janë në vijim për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme