Kronika 2 January 2026, 10:44 Nga VNA

Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e Hysni Ymerit në Shkodër, 4 të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e Hysni Ymerit në

Është zbardhur vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit Hysni Ymeri, e ndodhur më 29 dhjetor 2025 në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër. Për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar katër persona, të dyshuar si autorë të saj.

Në pranga kanë rënë:

Gerti Bushati, 27 vjeç
Ergys Ibrahimi, 27 vjeç
Edison Hasaj, 25 vjeç
Gjergji Zefi, 24 vjeç

Sipas hetimeve, dyshohet se katër të arrestuarit, kundrejt pagesës dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vendosur dhe aktivizuar një sasi lënde eksplozive, e dyshuar me telekomandim në distancë, në panelin elektrik të pallatit ku banonte viktima. Shpërthimi i ka shkaktuar humbjen e jetës Hysni Ymerit.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 29 dhjetorit, duke tronditur qytetin e Shkodrës. Të arrestuarit akuzohen se e kanë kryer atentatin me pagesë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme