Kronika 28 January 2026, 11:31 Nga VNA

Zbardhet plagosja me armë zjarri në Shijak, shkaku i përplasjes një vajzë

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet plagosja me armë zjarri në Shijak, shkaku i përplasjes

Një përplasje mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e rëndë të shtetasit Denis Çumani. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se konflikti ka nisur pas ngacmimit të një vajze, e cila ishte në një lidhje me shtetasin Dorian Ferra.

Sipas hetimeve, vajza kishte marrë vazhdimisht mesazhe nga Çumani, të cilat përpiqej t’i fshinte për të shmangur konfliktin. Pas insistimit të Ferrës për të zbuluar identitetin e personit që i shkruante të dashurës së tij, ai mësoi se bëhej fjalë për Çumanin.

Më pas, Dorian Ferra dhe kushëriri i tij, Indrit Ferra, kanë shkuar në banesën e Çumanit, ku e kanë dhunuar atë me grushte dhe shkelma. Sipas hetimeve, ata i kanë vendosur edhe pistoletën në kokë dhe brinjë, duke e qëlluar një herë dhe duke e lënë të plagosur.

I plagosuri u transportua fillimisht në spitalin e Durrësit, dhe më pas me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme