Kronika 16 November 2025, 10:21 Nga VNA

Zbardhet ngjarja në Shkodër: Konflikti nisi për parakalimin dhe përfundoi me të shtëna dhe plagosje

Ndaje në Whatsapp

Zbardhet ngjarja në Shkodër: Konflikti nisi për parakalimin dhe

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, 15 nëntor, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut. Në pranga kanë rënë dy vëllezër, Gjovalin Gjekaj, 63 vjeç, dhe Pëllumb Gjekaj, 51 vjeç, ndërsa një tjetër person, K. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Bajzë, është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, tre të dyshuarit dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit tip Benz, duke i shkaktuar dëmtime shoferit Edison Tirana, 42 vjeç. Pas ndalimit të automjetit në afërsi të rrethrrotullimit, Tirana u godit edhe me sende të forta, duke marrë lëndime trupore.

Ngjarja ka nisur në doganën e Hanit të Hotit për motive të dobëta, gjatë disa manovrave parakalim. Përplasja e parë dhe debati mes automjeteve u intensifikua deri në momentin kur vëllezërit Gjekaj qëlluan me armë, duke detyruar Edison Tiranën të humbë kontrollin e makinës dhe të përplaset me bordurën e një karburanti. Ai u tërhoq më pas në një tokë pranë vendit të ngjarjes për t’i shpëtuar ndjekjes.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme