Kronika 22 October 2025, 11:21 Nga VNA

Zbardhet dëshmia e kamerierit për vrasjen e dyfishtë në Manëz: “Kërkuan kafe, por ekspresi ishte fikur, pastaj shpërtheu sherri”

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet dëshmia e kamerierit për vrasjen e dyfishtë në

Është zbardhur dëshmia e plotë e kamerierit Alteo Pepa, i cili ndodhej në lokalin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit.

Në dëshminë e tij para grupit hetimor, kamerieri ka treguar me detaje momentet para se të ndodhte përplasja me armë, ku humbën jetën Aranit Kurti, 23 vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në zonën e Manzës.

“Daniel Pepa dhe Aranit Kurti erdhën në lokal rreth orës 1:00–1:30 dhe kërkuan kafe. I thashë që s’ka kafe, se ekspresi ishte fikur. Ai më tha se donte patjetër, por i shpjegova që nuk bëhet në atë orë. U acarua dhe në atë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah, dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit. Më pas Danieli mori armën dhe qëlloi mbi Florin, duke e lënë të vrarë,” – ka treguar kamerieri përpara hetuesve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, në ambientet e një lokali pranë një karburanti në Manëz.

Një punonjës i karburantit, që mbërriti në mëngjes, rrëfen tronditjen e tij:

“Erdha në mëngjes dhe gjeta karburantin e rrethuar me shirita skene krimi. Më thanë të mos afrohem, se kishte ndodhur një ngjarje. Na ka tronditur të gjithëve, ishin çuna të sjellshëm,” – është shprehur ai.

Sipas burimeve paraprake të hetimit, gjithçka nisi për një kafe të refuzuar, që më pas u kthye në përleshje me armë zjarri.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme