Kronika 29 October 2025, 10:18 Nga VNA

Zbardhet dëshmia e familjarëve të viktimës në Berat: Konflikti nisi vetëm pse preku kalin me dorë

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet dëshmia e familjarëve të viktimës në Berat:

Zbardhet dëshmia e Kristo Memës, 63-vjeçarit që vrau me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha, pas një debati në Kalanë e Beratit për kalin me të cilin ai shëtiste turistët.

“I thashë të mos e prekte kalin, se kafsha ishte e acaruar. Ai më shau dhe ofendoi. Nxora thikën që e mbaja tek samari i kalit dhe e godita”, iu tha hetuesve, autori i dyshuar i krimit të rëndë, duke pretenduar se vrasjen e kreu në gjaknxehtësi e sipër. Ai tha më tej, se pas ngjarjes, e dërgoi kalin në kasolle dhe pasi mori ushqime u fsheh në “Shpellën e Memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit ku edhe u arrestua disa orë më vonë nga policia.

Vrasja e Keli Hoxhës ndodhi në sytë e familjarëve të tij, nënës, gruas dhe fëmijëve.

Para policisë, familjarët e viktimës deklaruan se debati mes Kelit dhe 63-vjeçarit nisi pasi ai iu afrua dhe preku kalin. Sipas tyre, Kristo Mema e goditi papritur, në një kohë që i afërmi i tyre po i thoshte se “nuk ka asgjë të keqe”.

Krimi i rëndë ndodhi në lagjen “Kala” të Beratit pasditen e djeshme. Viktima Keli Hoxha, 42 vjeç, ndërrroi jetë rrugës për në spital pasi u godit nga Kristo Mema. Ky i fundit rezulton me precedentë penalë, pasi në 1993 ai kishte kryer një vrasje dhe ishte larguar nga vendi duke ndërruar dhe emrin. Për krimin nuk bëri kurrë burg, pasi vepra u parashkrua.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme