Kronika 30 October 2025, 09:48 Nga VNA

Zbardhen detajet, si policia zbuloi arsenalin e armëve në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen detajet, si policia zbuloi arsenalin e armëve në Tiranë
Armët e gjetura në furgon

Zbardhet dinamika sesi Policia e Tiranës zbuloi arsenalin e armëve që fshihej brenda një furgoni me mbishkrimin “mirëmbajtja rrugore”.

Furgoni ishte parkuar prej ditësh në afërsi të ish-ekspozitës dhe banorët ishin ankuar. Në xhamin e furgonit ndërkohë ishin vendosur shumë gjoba. Një moment, policia vendos ta marrë me karoatrec dhe ta dërgojë te pika e bllokimit të automjeteve në policinë Rrugore.

Për shkak se askush nuk interesohej për furgonin, policia bën verefikimet dhe zbulon se në ishte regjistruar në emër të Eugert Sinos.

Gjithashtu hetuesit vendosin ta hapin dhe konstatojnë se dera e furgonit hapej me pult të posacëm. Hapësira e brendshme ishte ndarë në dy pjesë dhe pjesën fundore, hetuesit zbuluan arsenalin e armëve, 23 të tilla, ku 5 prej tyre ishin snajpera, pistoleta, etj, si dhe u gjetën edhe uniforma me mbishkrimin policia.

Policia arrestoi Sinon, i cili ishte vendosur në një shtëpi në zonën e 21 dhjetorit si i dyshuar për arsenalin e armëve. Ai ka deklaruar se nuk mban mend kush është personi që ka vënë furgonin në emrin e tij, porse nuk kishte dijeni për armët. Policia ka dyshime se armët janë sjellë nga Kosova dhe i përkasin një grupi kriminal që vepron në Tiranë, Lac e Burrel.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme