Kronika 20 March 2026, 12:14 Nga VNA

Zbardhen detaje/ 1105 bimë kanabis në magazinën në Kurtaj të Peqinit, në kërkim vëllai i drejtorit të burgut dhe dy zyrtarë të OSHEE-së

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen detaje/ 1105 bimë kanabis në magazinën në Kurtaj

Zbardhen detaje të reja lidhur me magazinën me hashash që u zbulua në Kurtaj të Peqinit.

Romario Hasa, vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa, është shpallur në kërkim.

Nga verifikimet ka rezultuar se Romario Hasa ishte personi që zotëronte magazinën dhe kishte lidhur kontratë me UKT dhe OSHEE. Fillimisht u shpall në kërkim Bilal Hasa, drejtor burgu, por ai u paraqit më pas në polici dhe tha se magazina i përkiste të vëllait.

Edhe gjatë një përgjimi me babain e tij ai shpreh shqetësim: “ç’na bëri ai”.

Policia ka arrestuar faturistin Erion Dekovelli.

Elvis Maçi, përgjegjës i OSHEE për gjithë bashkinë e Peqinit dhe Denis Elezi, drejtor zonal i OSHEE, janë shpallur në kërkim.

Në magazinë, pas numërimit, kanë rezultuar 1105 bimë kanabis. Magazina ndodhej në fshatin Kurtaj të Peqinit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme