Kronika 19 January 2026, 17:06 Nga VNA

Vritet në burgun e Korydallos Jani Aliaj, i dyshuar për vrasjen e Elton Çiços në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Vritet në burgun e Korydallos Jani Aliaj, i dyshuar për vrasjen e

Një vrasje e rëndë është shënuar mesditën e së hënës brenda burgut të sigurisë së lartë të Korydallos në Greqi. Viktimë e sulmit ka mbetur i burgosuri shqiptar Jani Aliaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyshuar për vrasjen e Elton Çiços në Shqipëri.

Sipas autoriteteve dhe mediave greke, Aliaj është sulmuar brenda qelisë së tij, në pavijonin e tretë, ku është goditur me dy goditje thike nga një i burgosur grek. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të burgut, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Jani Aliaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në vitin 2002. Gjatë vuajtjes së dënimit, ai kishte arratisur nga burgu dhe ishte strehuar në Shqipëri, ku sipas autoriteteve kishte kryer dy vrasje të tjera. Pas kthimit në Greqi, ai u arrestua sërish dhe po vuante pjesën e mbetur të dënimit.

Nga ana tjetër, autori i dyshuar i sulmit është një i burgosur grek, i dënuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në një pikë bastesh (PROPO) në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se po hetohet pista e një urdhri nga brenda burgut, ku si i dyshuar për autor moral përmendet një personazh i njohur si drejtues i asaj që quhet “mafia e burgjeve të Korydallos”, i dënuar gjithashtu për disa vrasje. Ky i fundit dyshohet se kishte konflikte të hapura me viktimën, e njohur me nofkën “Klonti”.

Shtetasi grek që ka kryer vrasjen dyshohet se është vrasës me pagesë. Më herët ai ka kryer po në një burg të sigurisë së lartë vrasjen e një tjetri shqiptari, Artur Bashimi. Është ende e paqartë nëse Jani Aliaj është vrarë për llogari të grupeve kriminale shqiptare apo atyre greke.

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme