Kronika 27 February 2026, 11:07 Nga VNA

Vritet me thikë në Greqi 17-vjeçari shqiptar, humb jetën në spital pas plagëve të marra

Ndaje në Whatsapp
Vritet me thikë në Greqi 17-vjeçari shqiptar, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korinth të Greqisë, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një përleshjeje me një të ri grek.

Sipas autoriteteve greke, i riu shqiptar, Aleks Vangjeli, është paraqitur fillimisht në spital me plagë në zonën e barkut. Ai kishte deklaruar se ishte përplasur me makinë, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua me ambulancë drejt Athinës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 17-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtën kohë, në një klinikë private në Korinth është paraqitur edhe një 19-vjeçar grek, gjithashtu i plagosur me thikë, i cili ka dhënë të njëjtin version, duke pretenduar se ishte përfshirë në një aksident.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se mes dy të rinjve ka pasur një sherr për motive të dobëta që përfundoi në përdorimin e thikës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme