Kronika 16 November 2025, 20:15 Nga VNA

Vrau turistin 42-vjeçar sepse i preku kalin, autori pranon krimin: “Më acaroi, më preku kafshën”

Ndaje në Whatsapp
Vrau turistin 42-vjeçar sepse i preku kalin, autori pranon krimin:

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike që tronditi Beratin më 28 tetor, ku 42-vjeçari Keli Hoxha, turist me banim në Angli, u vra nga pronari i një kali, Kristo Mema, 63 vjeç. Në dosjen hetimore, autori ka dhënë një dëshmi të plotë, ku pranon se e qëlloi viktimën “në gjaknxehtësi”, pasi ky i fundit kishte prekur kalin e tij dhe sipas tij, e kishte fyer.

Kristo Mema, i dënuar më parë për vrasje me 22 vite burg, por që nuk ka vuajtur asnjë ditë për shkak të parashkrimit, ka treguar para hetuesve versionin e tij të ngjarjes:

“I thashë: ‘Ore zotëri, mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë sot dhe bezdiset.’ Më pas më foli keq, më shau. Unë nevrikosem shpejt. Fjala më vret më shumë se grushti. Nuk dua të justifikohem, por e qëllova në gjaknxehtësi,” shprehet 63-vjeçari në dëshminë e përfshirë në fashikull.

Sipas dosjes, viktima kishte qenë së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre, të cilat janë marrë gjithashtu në pyetje. E ëma e 42-vjeçarit dhe bashkëshortja, Vjollcë Haxhia, kanë rrëfyer momentet e fundit të jetës së Kelit.

Bashkëshortja dëshmon se vajza e tyre kishte vënë re një kalë të bardhë të lidhur dhe i ishte afruar nga mëshira:

“Vajzës i erdhi keq, tha ‘gjynah pse është lidhur’. Ajo dhe Keli po e preknin kalin, kur doli i zoti dhe tha: ‘Mos e prekni, nëse do ta prekësh duhet ta paguash’. Keli i tha: ‘S’ka gjë, ne thjesht e prekëm’. Personi u acarua dhe filloi të shante,” tregon ajo.

Sipas saj, pasi debati u qetësua, ata u nisën të largoheshin, deri sa Mema i shau sërish. Në ato momente, sipas kallëzimit, ai e ka goditur me thikë 42-vjeçarin.

"Kur e qëlloi, nuk e pashë, por Keli erdhi dhe më tha: ‘Lajmëro ambulancën, se më theri’,” kujton bashkëshortja e të ndjerit.

Ndërkohë, Kristo Mema është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa hetimet po vijojnë për rrethanat e plota të krimit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme