Kronika 29 August 2025, 14:31 Nga VNA

Vrau Piro Prronin pas një konflikti, Ndoc Maçaj: I bëra be në Kishë që nuk e kisha vjedhur

Ndaje në Whatsapp
Vrau Piro Prronin pas një konflikti, Ndoc Maçaj: I bëra be

Ndoc Maçaj, i cili ekzekutoi mbrëmjen e kaluar Piro Prronin në fshatin Abat të Shalës, ka deklaruar se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm mes tyre. Ai pretendon se prej një muaji, Prroni e akuzonte për vjedhjen e portofolit të tij – një vjedhje që Maçaj thotë se nuk e kishte kryer.

"I bëra be në kishë që nuk e kisha vjedhur unë," ka deklaruar ai përpara hetuesve.

Pavarësisht kësaj, përplasjet mes tyre kanë vijuar, pasi qëndronin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, mbrëmjen e ngjarjes, Prroni e kishte fyer, dhe si reagim ndaj kësaj, ai ka hapur zjarr ndaj tij.

Pas disa orësh në arrati, Maçaj është vetëdorëzuar në polici.

Familjet e të dyve kanë konfirmuar se viktima dhe autori frekuentonin shpesh njëri-tjetrin dhe konsumonin alkool së bashku, duke pasur herë pas here edhe konflikte. Megjithatë, policia nuk përjashton pistat e tjera të hetimit, përfshirë edhe atë të përplasjes për pronat.

Piro Prronit iu dha sot lamtumira e fundit, ndërsa Ndoc Maçaj pritet të dalë para Gjykatës së Shkodrës për masën e sigurisë.

 

 

 

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme