Kronika 18 February 2026, 12:09 Nga VNA

Vrau kryekomisar Dritan Lamaj, Kushtetuesja vulos për të dytën herë dënimin e përjetshëm për Arben Frrokun

Ndaje në Whatsapp
Vrau kryekomisar Dritan Lamaj, Kushtetuesja vulos për të dytën

Pasi rihapi procesin për Arben Frrokun, për shkak të detyrimeve që rridhnin nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e tij dhe vulosi dënimin me burgim të përjetshëm për biznesmenin. Frroku është dënuar përjetësisht për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj dhe aktualisht ndodhet në burg në Holandë.

Mbi bazën e ankimit të Frrokut, Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e saj të vitit 2018, në zbatim të vendimit të Strasburgut dhe pasi shqyrtoi pretendimet e tij vendosi t’i rrëzojë ato, pasi nuk i gjeti të drejta.

Arben Frroku kishte kërkuar rihapje të procesit gjyqësor dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 73, datë 29.06.2015 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, nr. 443, ditë 08.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Ai kishte kërkuar edhe kthim të çështjes për rigjykim pranë gjykatës kompetente duke urdhëruar rigjykimin e saj me tjetër trup gjykues.

Biznesmeni Frroku pati një betejë të gjatë me drejtësinë dhe në krye të herës ai mori pafajësi nga Gjykata për Krime të Rënda. Apeli për Krime të Rënda e gjeti fajtor atë dhe dënoi me burg përjetë, por ndërkohë Frroku ishte arratisur nga vendi dhe u arrestua në Holandë.

Me këtë vendim të Kushtetueses dënimi përjetë vuloset për Frrokun. Ai akuzohet se vrau kryekomisar Dritan Lamaj në shkurt 2013.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme