Kronika 2 January 2026, 15:44 Nga VNA

Vrau gruan dhe veten/ 50-vjeçari nuk pranonte divorcin, çifti lanë pas dy fëmijë

Ndaje në Whatsapp

Vrau gruan dhe veten/ 50-vjeçari nuk pranonte divorcin, çifti

Një ngjarje tragjike ka tronditur Orikumin, ku bashkëshorti Llogora vrau për vdekje bashkëshorten, Sose Xhebroj, dhe më pas u vetëvra në garazhin e shtëpisë. Hetimet dhe dëshmitë zbulojnë se çifti ishte i ndarë prej dy muajsh, megjithëse ligjërisht ende të martuar, dhe vazhdonte të jetonte në të njëjtën banesë. Viktima Sose Xhebroj ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit.

Mësohet se konflikti mes tyre kishte marrë përmasa serioze. Pas një episodi dhune ndaj gruas, burri dyshohet ta ketë çuar atë në spital, ku Sose ka ndërruar jetë. Dyshohet se, përveç dhunës, ajo mund të jetë mbytur me duar. Më pas, autori është kthyer në banesë dhe ka vrarë veten.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve, ndërsa familjarët kanë deklaruar se kohët e fundit kishin pasur mosmarrëveshje të shpeshta dhe ishin në prag të divorcit, që gruaja kishte kërkuar, por burri nuk e pranonte. Sherret dhe konfliktet e tyre nuk ishin raportuar më parë në polici, ndërsa hetuesit po vazhdojnë verifikimet për rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme