Kronika 6 October 2025, 22:00 Nga VNA

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja/ Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij mbërrijnë në policinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja/ Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

Elvis Shkambi së bashku me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, janë dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Gjykatën e Apelit. Në videon e siguruar nga VNA, shihet Elvisi i veshur me bluzë të bardhë me pranga në duar teksa shoqërohet në ambientet e policisë.

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra sapo ka shpallur vendimin dhe ishte ngritur për t'u larguar nga salla. Autori i dyshuar Elvis Shkëmbit, nipi i Gjon Shkëmbit që ishte palë në proces.

Më pas ai ka qëlluar mbi palën kundërshtare në procës Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj.

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit Kalaja, ka pranuar krimin në Komisariatin Numër 1. Ai ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar ai në Komisariatin Numër 1.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme