Kronika 20 November 2025, 11:45 Nga VNA

Vrasja për një ekspres në Manzë/ Zbardhet dëshmia e Daniel Pepës: Nëse nuk e qëlloja, Paluçi do më vriste

Ndaje në Whatsapp

 

Vrasja për një ekspres në Manzë/ Zbardhet dëshmia e
Daniel Pepa

Është bërë publike dëshmia e Daniel Pepës, i cili u dorëzua vetë në polici pas vrasjes së Florian Paluçit më 22 tetor në Manzë të Durrësit. Pepa ka pretenduar se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi Paluçi ishte personi i parë që hapi zjarr, duke vrarë shokun e tij, Aranit Kurtin. Gjatë marrjes në pyetje në policinë e Durrësit, i riu ka argumentuar se nëse nuk do të qëllonte, Paluçi do ta vriste ashtu si e vrau Aranitin.

Ngjarja nisi për shkak të një konflikti për një ekspres kafeje të fikur, ndërsa të dyja palët ishin të armatosur. Pepa ka deklaruar se ka vepruar nga tronditja psikike dhe nevoja për vetëmbrojtje. Sipas pamjeve filmike, të cilat konsiderohen prova kyçe, Paluçi ka hapur zjarr i pari, duke qëlluar fillimisht në tokë dhe më pas drejt Pepës. Aranit Kurti ka tentuar të ndërhyjë duke goditur Paluçin me grusht, por Paluçi e ka qëlluar Aranitin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pepa ka qëlluar më pas një herë drejt Paluçit, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas ngjarjes, Daniel Pepa dhe disa persona të tjerë u larguan nga vendi i krimit, por më pas u kthyen. Pepa më pas u largua përfundimisht, duke u vetëdorëzuar disa ditë më vonë në Prokurorinë e Durrësit. Ai pritet të dalë para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme