Kronika 4 August 2025, 21:46 Nga VNA

Vrasja në Vaun e Dejës/ Identifikohet viktima, dyshohet se u ekzekutua për gjakmarrje

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Vaun e Dejës/ Identifikohet viktima, dyshohet se u ekzekutua

Identifikohet viktima në Vaun e Dejës. Ai është Frrok Lleshaj 65 vjeç, ish i dënuar që është liruar nga burgu dy vite më parë.

Me vendimin nr.37, datë 17.03.2006 të Gjykatës Shkodër Frrok Lleshaj është dënuar me 25 vite burgim për “vrasje me dashje”.

Lleshaj është liruar mr 16 mars të vitit 2023.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive gjakmarrje. Viktima u gjet në rrugë i qëlluar me armë zjarri.

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme