Kronika 29 October 2025, 09:04 Nga VNA

Vrasja në Komunën e Parisit, zbardhen detaje të reja

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Komunën e Parisit, zbardhen detaje të reja

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në zonën e Komunës së Parisit, ku një 36-vjeçar humbi jetën pas një konflikti me kolegun e tij në ambientet e lokalit ku punonin të dy.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, pas veprimeve hetimore, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” kanë gjetur dhe sekuestruar thikën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Autori i dyshuar, Filip Shehu, 41 vjeç, u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes. Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ai është i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Viktimë e këtij konflikti mbeti 36-vjeçari Indrit Ismaillari, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme