Kronika 28 October 2025, 18:39 Nga VNA

Vrasja në Berat, debati për lekët e fotos, 42 vjeçari me familjen për turizëm

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Berat, debati për lekët e fotos, 42 vjeçari me

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të martë qytetin e Beratit, ku një debat për një foto me kalin ka përfunduar me vrasje.

Sipas të dhënave paraprake, viktima Keli Hoxha, nga Tirana, ndodhej me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë së Beratit. Ai u kishte bërë foto fëmijëve me një kalë, por nuk kishte paguar paratë e kërkuara nga pronari.

Pas një debati të ashpër, pronari i kalit, Kristo Mema, i njohur edhe me emrin Kastriot Hoxha, 63 vjeç, e goditi me thikë turistin në sy të familjarëve të tij, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën.

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia, ndërsa rezulton të ketë pasur precedent penal në shtetin fqinj, Greqi.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme