Kronika 9 October 2025, 09:43 Nga VNA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Tiranës lë në burg Elvis Shkambin dhe xhaxhain e tij

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Tiranës lë në

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Elvis Shkambin, i cili akuzohet si autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur në sallën e gjyqit. Përveç gjyqtarit, Shkambi dyshohet gjithashtu se ka vrarë xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.

Në dëshminë e tij, një tjetër punonjës sigurie tha:
"Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, e kam njoftuar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Rreth një orë më pas, kancelarja më dha leje të largohem, por nuk u zëvendësova."

Seanca ndaj të pandehurit u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për shkak të natyrës së rëndë të ngjarjes. Ngjarja tragjike ndodhi në mesditën e 6 tetorit, brenda ambienteve të gjykatës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme