Kronika 4 August 2025, 10:44 Nga VNA

Vrasja e Renato Hoxhaj, Policia e Vlorës: Ekzekutori shtetas rumun, me precedentë të theksuar kriminalë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Renato Hoxhaj, Policia e Vlorës: Ekzekutori shtetas rumun, me

Shtetasi rumun, Daniel Cornea 53-vjeçar me precedentë të theksuar kriminalë është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka vepruar si ekzekutor në vrasjen e Renato Hoxhaj në Vlorë. Roja e një pallati u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij, dhe dyshohet se vrasja u urdhërua nga Dubai, pasi ai kishte vepruar për llogari të grupeve kriminale duke dhënë informacion.

“Si rezultat i angazhimit profesional të strukturave hetimore dhe operacionale, ditët e fundit, në Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i vrasjes së shtetasit Renato Hoxha, ndodhur më datë 27.04.2025”, deklaroi drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Cela.

Tre ditë më parë, sipas policisë u arrestua Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë.

“Ndaj tij ishte lëshuar urdhër ekzekutimi i vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e shtetasit Renato Hoxhaj, ndodhur më 27.04.2025, rreth orës 06:20, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. Viktima u qëllua me armë zjarri, me katër plumba në trup dhe kokë, duke humbur jetën në vend”, theksoi policia.

Më tej kryepolici i Vlorës deklaroi se “U shpall në kërkim shtetasi i huaj, me kombësi rumune, D. C., 53 vjeç, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Për këtë shtetas është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’”.

Më herët, në prill u ndalua nga policia shtetasi Eris Mehmetaj, djali i një ish-deputeti të PD-së, i cili akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Mehmetaj, sipas policisë, siguroi makinën që u përdor në vrasje.

Në hetim për këtë vrasje është edhe një shtetas tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i arrestuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme