Kronika 27 September 2025, 07:42 Nga VNA

Vrasja e një shtetasi italian në Telelenë, policia reagon me njoftim zyrtar. Sipas policisë italiani është gjetur i vrarë në rrugë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e një shtetasi italian në Telelenë, policia reagon me

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë, viktimë një shtetas italian. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Salarisë, ku italiani udhëtonte me automjet bashkë me disa persona të tjerë.

Sipas dëshmisë së shoferit, një person u doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar, moment në të cilin autori hapi zjarr duke goditur shtetasin italian.

Gazmend Braçe është personi i dyshuar që po kërkohet nga policia. Ndërsa janë ngritur postoblloqe në disa rrugë. 

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme