Kronika 7 October 2025, 17:07 Nga VNA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Shoqata Europiane e Gjyqtarëve

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Shoqata Europiane e Gjyqtarëve

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë brenda sallës së gjyqit. Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata shpreh ngushëllimet për humbjen tragjike dhe solidaritetin me sistemin gjyqësor shqiptar.

“Në emër të Bordit të Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve (EAJ), dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe keqardhjen tonë të thellë për këtë ngjarje tragjike, drejtuar shoqatës suaj dhe gjithë sistemit gjyqësor shqiptar”, thuhet në deklaratë.

Letra e plotë:

Të nderuar kolegë,

Sipas raportimeve në media, kemi mësuar me tronditje se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë detyrës së tij ditën e hënë.

Në emër të Bordit të Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve (EAJ), dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe keqardhjen tonë të thellë për këtë ngjarje tragjike, drejtuar shoqatës suaj dhe gjithë sistemit gjyqësor shqiptar.

Në të njëjtën kohë, do të dëshironim të informoheshim më në detaje nga ju lidhur me rrethanat e këtij incidenti dhe situatën aktuale.

Faleminderit për vëmendjen tuaj.

Me respekt,
Mikael Sjoberg
President i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve
Grupi Rajonal i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve

 

   
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Shoqata Europiane e Gjyqtarëve
 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme