Kronika 6 October 2025, 16:57 Nga VNA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Policia reagon zyrtarisht: Autori është 30-vjeçari Elvis Shkambi

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Policia reagon zyrtarisht: Autori

Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Sipas njoftimit, autori i ngjarjes është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili qëlloi për vdekje gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe dy persona, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, me të cilët Shkambi ishte përfshirë në një proces gjyqësor për çështje pronësie.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme