Kronika 5 August 2025, 11:15 Nga VNA

Vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, pista kryesore gjakmarrja. Historitë tronditëse të hasmërive, nga vrasja e të birit në Greqi te ekzekutimi i kushëririt

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, pista kryesore gjakmarrja.

Policia e Shkodrës po heton si pistë kryesore atë të gjakmarrjes, lidhur me vrasjen e Frrok Lleshajt në fshatin Paçram në Vaun e Dejës mbrëmjen e kaluar.

Gjithçka duket se nis në 1991, kur në Greqi vritet djali i 65-vjeçarit.

Siç rrëfejnë dëshmitarët, pas vrasjes së djalit, Frrok Lleshaj dyshonte te kushërinjtë e tij, edhe pse u tha se i biri u vra nga policia greke.

Ai mori hak duke vrarë kushëririn e tij Dodë Lleshaj.Këtë ngjarje 65-vjeçari nuk pranoi ta kishte kryer.Më vonë ai akuzohet se vrau një pjesëtar të një familjeje nga Puka, ngjarje për të cilën u dënua me 25 vite burgim dhe rifitoi lirinë në 2023.

Hasmëritë me të dyja familjet janë të pambyllura.

Frrok Lleshaj pas daljes nga burgu i ishte kthyer një jete normale. Ai kujdesej për bagëtitë dhe mbrëmjen e kaluar u vra teksa po kthehej në shtëpi.

Gjatë 10 orëve, policia ka shoqëruar disa persona edhe nga familjet në konflikt, por ende nuk ka ndonjë të arrestuar. Me vrasjen e Frrok Lleshajt, shkon në 5 numri i viktimave për shkak të hasmërive, sepse atij i është vrarë edhe një vëlla më shumë se 30 vjet më parë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme