Kronika 7 August 2025, 17:30 Nga VNA

Vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, çfarë fiksuan

Detaje të reja nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy persona vijnë me motor me targa të huaja që rezultojnë të vjedhura dhe në kokë kanë skafandër. Ata e presin shënjestrën e tyre në një kthesë, ku kamerat nuk fiksojnë momentin e vrasjes. Por duke qenë se kamera ishte me audio dhe video, dëgjohet momenti kur fillimisht qëllohet me pistoletë dy herë. Arma më pas ngec dhe mesa duket autorët nxjerrin pistoletën e dytë dhe qëllojnë mbi viktimën. Lleshaj është shtatë herë të tjera. Ata largohen dhe marrin kthesë në drejtim të Tiranës. Grupi i hetimit ka zbuluar se motori ka ardhur deri në afërsi të Laçit. Në afërsi të Fushë-Kuqes humbasin gjurmët e tyre. Kamerat e sigurisë në gjithë këtë aks janë sekuestruar dhe grupi hetimor shpreson që autorët të kenë gabuar dhe të bien në gjurmët e tyre. Frrok Lleshaj u ekzekutua në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Ish-polici ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasje dhe kishte rifituar lirinë në 2023. Motivi i vrasjes së tij dyshohet të jetë gjakmarrja që ka prodhuar 5 viktima në tre dekada.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme