Kronika 2 May 2026, 13:53 Nga VNA

Vrasja e Enton Janushit, familja kërkon të përsëritet ADN-ja. Prokuroritë ping-pong me dosjen

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Enton Janushit, familja kërkon të përsëritet

Prokuroritë përplasen për dosjen e Enton Janushit. Pasi përmes analizës së ADN-së u konfirmua pas 11 vitesh se ehstrat e gjetura në fshatin Babje të Librazhdit, i përkisnin shtetasit Enton Janushi, prokuroria e Elbasanit e përcolli dosjen në Tiranë, duke argumentuar se zhdukja e tij në 2015 kishte ndodhur në kryeqytet sipas kallëzimit të familjarëve. Për këtë shkak – arsyetonte prokurori – hetimi duhet të vijohej nga prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit, e trasferoi dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme që të përcaktojë se kush nga dy institucionet është kompetencë për hetimin e kësaj çështje.

Enton Janushi i njohur dhe si Taulant Maze u zhduk më 19 Janar 2015 në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë. Fati i tij mbeti mister deri pak javë më parë, kur prokuroria e Elbasanit konfirmoi përmes ADN-së se eshtrat e gjetura në Librazhd në 2015 i përkisnin Janushit, duke konfirmuar në këtë mënyrë vrasjen e tij.

Familja e Janushit ditët e fundit ka bërë kërkesë në Prokurori duke kërkuar zhvarrimin dhe kryerjen em ekspertë të pavarur të ADN-së, por pa dhënë shpjegime se përse e duan kryerjen e një veprimi të tillë.

Enton Janushi dyshohej se mbrëmjen e 16 janarit  2015 ishte përfshirë në vrasjen e vëllezërve Florenc dhe Glevis Tola nga Elbasani. Këta të fundit u gjetën të masakruar në një banesë në periferi të Roterdamit në Holandë. Ai dyshohet të jetë rrëmbyer dhe vrarë për motive hakmarrje për vrasjen e vëllezërve Tola.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme