Kronika 18 November 2025, 10:16 Nga VNA

Vrasja e Eglantin Proges, lënë qelinë dy të dyshuarit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Eglantin Proges, lënë qelinë dy të dyshuarit

Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Denis Meçen dhe Leonidha Guçen, të dyshuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec. Nga “arrest me burg”, të dy u dërguan në masën “arrest në shtëpi”, pasi afatet e paraburgimit u konsideruan të skaduara — të rinjtë mbaheshin prej 15 muajsh në qeli.

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar dosjen për gjykim, duke akuzuar për vrasjen vetëm Denis Meçen, ndërsa ndaj Guçes ka ngritur akuza të tjera. Por, për shkak të përplasjes së deklaratave mes palëve, Prokuroria kërkoi asistencë në Itali për analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë. Përgjigjja e letërporosisë nuk ka mbërritur ende, çka çoi gjykatën të vendosë zbutjen e masës së sigurisë për Meçen dhe Guçen.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme