Kronika 2 December 2025, 09:13 Nga VNA

Vrasja e biznesmenit Mëhalla, pranga ish-ortakut dhe rojes së karburantit, dy të tjerë në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e biznesmenit Mëhalla, pranga ish-ortakut dhe rojes së

Policia arreston dy persona të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, njëri prej të cilëve është ish-ortaku i tij.
Sipas burimeve policore personi i dytë i arrestuar është roja i karburantit, i cili dyshohet për akuzën e moskallëzimit të krimit. Dy persona të tjerëm janë shpallur në kërkim si të dyshuar si ekzekutorët direkt të Mëhallës.
Naldo Gjoni, që u shoqërua mbrëmjen e djeshme pasi kishte drejtuar makinën që u përdor në vrasje, vijon të jetë ende i shoqëruar në polici.
Biznesmeni, Mondi Mehalla u qëllua për vdekje, brenda makinës së tij poshtë zyrave të biznesit. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç. Policia ende nuk ka zbardhur motivin e vrasjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme