Kronika 18 October 2025, 11:10 Nga VNA

Vrasja e biznesmenit italian Sarchi, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg Kamber Sulçaj

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e biznesmenit italian Sarchi, Gjykata e Gjirokastrës lë në

Gjykata e Gjirokastrës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Italian Edoardo Sarchi në Salari të Tepelenës. Në seancë gjyqësore ai ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me ngjarjen e rëndë mesnatën e 27 shtatorit të këtij viti.

Ai u vetëdorëzua dy ditë më parë në polici.

Ngjarja ndodhi në Salari teksa Edoardo Sarchi ndodhej në shtëpinë e pushimit të mikut të tij Eqerem Braçit.

Të dy u nisën për t’i dhënë ndihmë për të ndihmuar djalin e Eqeremit, Gazmendin që i kishte pësuar defekt makina. Gazmend Braçi kishte patur një debat më herët atë mbrëmje me Kamber Sulçaj për dritat e gjata të makinës.

Sulçaj i ndoqi nga pas dhe qëlloi ndaj tyre ku një plumb rikoshet me asfaltin, kapi në arterien kryesore në këmbë, dhe la të pajetë Edoardo Sarchin.

Ai u identifikua nga kamerat e sigurisë në zonë si dhe dëshmitë e   Braçit dhe disa personave të tjerë që ndodheshin në zonë pasi kishin dalë për gjueti.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme