Kronika 25 August 2025, 20:51 Nga VNA

Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti në Greqi, vajza e çiftit zbulon dinamikën e ngjarjes: Nëna thirri për ndihmë, babi e tërhoqi nga flokët

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti në Greqi, vajza e

Një nga vajzat e Marjola Nakolecit, 36-vjeçares shqiptare të vrarë nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë, ka rrëfyer momentet dramatike të ngjarjes për mediat greke. Ajo ishte e pranishme në shtëpi kur ndodhi vrasja dhe shprehet se shkak i konfliktit ishte xhelozia e babait.

“Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz”, thotë vajza, duke shtuar se mëngjesin e ngjarjes tragjike, Marjola i kishte kërkuar burrit divorcin. “Ai e kapi nga flokët dhe e hodhi përtokë”, tregon ajo.

E mitura rrëfen se situata kishte nisur të përkeqësohej kohët e fundit, megjithëse babai nuk ishte i dhunshëm më parë.

“Ne ishim mirë... Ai nuk bërtiste, nuk pinte. Thjesht xhelozia. Kjo është arsyeja pse e bëri”, thekson ajo.

Dëshmia e vajzës vijon me përshkrimin tronditës të momentit të sulmit:

“Nëna ime po bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’. Dhe ai e bëri shpejt dhe iku. E pashë të gjithën. Dhe kur ai e goditi me thikë dhe kur ajo po bërtiste dhe kur e tërhoqi nga flokët, e hodhi përtokë dhe gjithçka.”

“Ajo ishte në dhomë, ata po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, po flija. Pastaj mami filloi të thoshte ‘do të më vrasësh’ dhe ai i tha ‘fute të voglin brenda’... Ishim unë dhe vëllai im, ai është 13 vjeç. Nuk di çfarë të them, ishte e papritur.”

Sipas saj, nëna kishte kërkuar ndarjen pak ditë më parë, dhe autori ishte larguar për pak kohë nga shtëpia.

“Ai iku për dy ditë. Pastaj u kthye dhe na thoshte ‘më vjen keq’... Por ne e besuam. Nuk dua ta shoh më para meje…”, përfundon vajza.

 

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme