Kronika 17 August 2025, 17:42 Nga VNA

Vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo, Gjykata e Korçës burg autorit të dyshuar, babait e xhaxhait të tij. Ja çfarë ndodhi në seancë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo, Gjykata e Korçës burg

Gjykata e Korçës caktoi masën e arrestit me burg për të miturin Enedio Guri, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit.

Në burg u lanë edhe Edison Guri, babai i tij, dhe xhaxhai Roland Guri, pasi tentuan të fshihnin provat e krimit.

Në seancë autori i dyshuar ka shprehur pendesë dhe ka pretenduar se nuk ka pasur qëllim ta vriste Eraldin, por ndodhi në grindje e sipër. Ai ngushëlloi familjen e viktimës, ndërsa kërkoi falje mes lotësh.

Avokati i tij, Ledian Spaho, tha se ngjarja ka ndodhur në grindje e sipër. Dhe ai ngushëlloi familjen për humbjen e madhe.

Për 4 të miturit gjykata caktoi masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa Flori Cela u la në arrest shtëpie.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme