Kronika 4 February 2026, 19:24 Nga VNA

VNA siguron draftin e Amnistisë Penale: Kush përfiton dhe kush përjashtohet?

Ndaje në Whatsapp

VNA siguron draftin e Amnistisë Penale: Kush përfiton dhe kush

VNA ka siguruar draftin e ligjit për Amnistinë Penale, i cili po shqyrtohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe synon zbutjen e dënimeve për disa kategori të të dënuarve, me qëllim lehtësimin e integrimit të tyre në shoqëri. Amnistia parashikohet për vepra penale të kryera deri më 31 dhjetor 2025.

Sipas draftit, përfitojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë deri në tre vjet burg për burrat dhe deri në katër vjet për gratë, përfshirë edhe format alternative të dënimit. Për ata që ende vuajnë dënimin, parashikohet përjashtimi nga burgu nëse u kanë mbetur deri në tre vjet për burrat dhe katër vjet për gratë.

Në skemën e përfitimit përfshihen edhe të moshuarit, nga 60 vjeç për burrat dhe 50 vjeç për gratë, si dhe personat që kanë qenë të mitur në momentin e kryerjes së veprës penale.

Draftligji përjashton nga amnistia personat që i janë shmangur drejtësisë, të dënuarit për krime të rënda, ata me burgim të përjetshëm dhe subjektet në hetim ose gjykim nga SPAK. Parashikohet gjithashtu ulje e dënimit deri në një vit për burrat dhe deri në një vit e gjysmë për gratë dhe të miturit.

Ligji pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Më poshtë drafti i plotë:

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme