Kronika 4 December 2025, 09:39 Nga VNA

Vlorë – Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri, nën hetim për falsifikim dhe pastrim parash

Ndaje në Whatsapp
Vlorë – Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri, nën hetim

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 4 milionë euro pasuri të shtetasit Pelivan Canaj dhe familjarëve të tij, të cilët janë nën hetim për dy vepra penale: “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara në nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal.

Hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2023 çuan në bllokimin e një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë prona, ndërtesa, njësi shërbimi, biznese dhe tokë truall, të gjitha me vlerë totale rreth 4 milionë euro.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Truall 1600 m² në Vlorë, në emër të Pelivan Canaj.;
Bodrum 841.75 m² në emër të F.C.;
Njësi shërbimi me sipërfaqe 112.82 m², 36.14 m², 59.5 m², 47.27 m², 97.42 m², të gjitha në emër të F.C.;
Dy apartamente me sipërfaqe 72.36 m² dhe 89.90 m², në emër të shoqërisë “F” shpk;
Dy njësi shërbimi të mëdha me sipërfaqe 324.17 m² dhe 318.16 m², në emër të F.C.;
Një ndërtesë 115 m² në Vlorë, në emër të F.C.

Prokuroria e Vlorës vijon hetimet për zbardhjen e origjinës së pasurive dhe verifikimin e mundshëm të veprimtarive të paligjshme që mund t’i kenë gjeneruar ato.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme