Kronika 14 December 2025, 19:58 Nga VNA

Vlorë, burg për pengmarrësit/ Gjykata lë në qeli dy nga tre të arrestuarit, morën peng të riun nga Kosova

Ndaje në Whatsapp
Vlorë, burg për pengmarrësit/ Gjykata lë në qeli dy nga

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj, ndërsa Vilson Agaj është lënë në arrest shtëpie. Tre të rinjtë u arrestuan më 12 dhjetor, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së 39-vjeçarit Fisnik Xhaka, shtetas nga Kosova. Sipas Policisë, ngjarja lidhet me një borxh të pashlyer, ndërsa Xhaka dyshohet se është mbajtur peng për rreth dy javë në një banesë në lagjen “Osman Haxhiu” në qytetin e Vlorës. Për lirimin e tij, autorët dyshohet se i kishin kërkuar 70 mijë euro.

Nga ana e mbrojtjes, avokatët kanë deklaruar se 39-vjeçari kishte shkuar vetë në Vlorë për të qëndruar për një periudhë kohe dhe se raportimi i pengmarrjes është bërë nga motra e tij, e cila jeton në Suedi. Ata shtojnë se kërkesa për para lidhet me një borxh dhe se rasti është keqinterpretuar si pengmarrje.

Kontrollet e Policisë Gjyqësore në banesën ku mbahej Xhaka kanë gjetur valixhen me rrobat personale të tij, fakt që sipas mbrojtjes mbështet pretendimin se ai kishte shkuar vullnetarisht. Videot filmike të siguruara tregojnë komunikim të qetë mes personave dhe njohje të mëparshme, megjithëse nuk është e qartë data dhe ora e regjistrimit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme