Kronika 13 September 2025, 16:08 Nga VNA

Vlorë/Arrestohen babë e bir që posedonin armë zjarri dhe 200 gëzhoja

Ndaje në Whatsapp
Vlorë/Arrestohen babë e bir që posedonin armë zjarri dhe 200

 Një operacion i organizuar nga Policia e Vlorës ka çuar në arrestimin e dy personave, babë e bir, të cilët posedonin armë zjarri dhe municion në banesën e tyre në fshatin Mifol.

Operacioni policor, i koduar “Duo”, u finalizua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe evidentimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Të arrestuarit janë:

B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje;

K. K., 21 vjeç, djali i tij;

Të dy banues në fshatin Mifol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatike me fishek në fole, gati për qitje;

1 krehër me municion;

Rreth 200 gëzhoja municioni;

1 armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Vlorës thekson se kontrollet dhe operacionet për evidentimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjithë territorin e qarkut.

 

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme