Kronika 28 December 2025, 11:07 Nga VNA

Vlora pa ujë prej tre ditësh

Ndaje në Whatsapp

Vlora pa ujë prej tre ditësh

Qyteti i Vlorës po përballet prej tre ditësh me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit me diametër 1000 mm, që furnizon depot e ujit të qytetit.

Pas ndërhyrjes së kryer dy ditë më parë, prova e parë dështoi, pasi presioni i lartë shkaktoi shpërthimin e tubacionit. Punonjësit kanë ndërhyrë sërish në orët e mëngjesit të së shtunës, me synimin për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë.

Edhe pas një prove të kryer dje pasdite, presioni i tubacionit bëri që problemi të mos rikuperohej, duke lënë qytetarët pa ujë për më shumë se 72 orë.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme